Gardiani i Kombëtares shqiptare rezulton pozitiv me “Covid 19”

Gardiani i kombëtares shqiptare U21, Andrea Hoxha, ka rezultuar pozitiv në testin e “Covid 19”. Lajmin e ka konfirmuar vetë Hoxha, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së FC 08 Vilengen, që garon në ligën e pestë gjermane.

20-vjeçari Hoxha një gjë të tillë kishte bërë përmes rrjeteve sociale, ku kishte treguar se në testin e bërë të së dielës kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Portieri nuk ka simptoma të rënda, ndërsa thekson se është duke respektuar masat për të ndihmuar në mospërhapjen e infeskionit famëkeq, që tashmë ka përfshirë dukshëm edhe botën e futbollit.

Leave a Reply