Alpaj Jusuf bëhet me skuadër të re

Alpaj Jusuf është bërë me skuadër të re. Pas largimit nga Sileksi, kumanovari rishikoi me vëmendje disa nga ofertat që erdhën në adresë të tij, që së fundmi të vendoset për atë të Kit Go, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë – Lindje,  njofton “infOSport.mk”.

Jusuf pjesë e Sileksit ishte për dy vite të plota, ndërsa edicionin e fundit ai regjistroi plotë 20 ndeshje, duke ndihmuar skuadrën nga Kratova për të siguruar një vend në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Ish mesfushori i Milanos menjëherë i është bashkuar skuadrës së tij të re, që tashmë një javë ka filluar përgatitjet për sezonin e ri garues 2020/2021.

Alpaj Jusuf bëhet përforcimi i 5-të në rradhët e skuadrës së Kit Go, që më parë kishte bërë për vete 4 futbollistë të talentuar nga rradhët e Bregallnicës, portierin 21-vjeçar, Martin Davkov, mesfushorin 19-vjeçar, Mario Runtev si dhe dy futbollistët 18-vjeç, Aleksandar Aleksov dhe Nikolla Mitev.

Leave a Reply