Teteksi vjen me plotë 7 transferime, bënë pazar te Renova dhe Gostivari

KF Teteksi që sezonin e ardhshëm do të garoj në Ligën e Dytë – Perëndim, ka bërë një punë shumë të suksesshme, duke angazhuar në rradhët e saja futbollistë shumë cilësorë, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për futbollistë që vijnë nga rradhët e Renovës dhe Gostivarit, ndërsa gjithashtu në mesin e transferimeve të reja, ka edhe ish futbollistë të Shkëndijës dhe Vardarit.

Është Ilas Çilafi, një ish futbollistë i “kuqezinjëve” nga Tetova, që do të luaj me Teteksin sezonin e ri. Bëhet fjalë për një futbollistë, i cili së fundmi ishte pjesë e Gostivarit, nga e cila skuadër gjithashtu Teteksi ka arritur që të angazhojë edhe sulmuesin Lavdrim Skenderi si dhe dyshen Miroslav Jovanovski dhe Kristijan Ristovski.

Nga rradhët e Renovës, skuadrës së Teteksit iu bashkua Meriton Saliji, ndërsa emra të ri te kjo skuadër gjatë sezonit të ri do të jenë edhe ish futbollisti i Vardarit, Bojan Timevski si dhe portieri, Borjan Pançevski, i cili vjen nga rradhët e Dinamo Vranjes.

Leave a Reply