Agon Elezi te Boavista, mediat luzitane zbulojnë edhe detajet e transferimit!

Është vetëm çështje ditësh kur talenti shkupjan, Agon Elezi do të prezantohet me fanellën e Boavistas, njofton “infOSport.mk”.

Duke iu referuar mediave portugeze, drejtuesit e Boavistas dhe ata të Skënderbeut që posedojnë kartonin e futbollistit shkupjan, parimisht kanë arritur marrëveshje dhe se tashmë kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për tu precizuar.

E përditshmja portugeze “record.pt”, madje ka zbuluar edhe detajet e transferimit. Sipas tyre Boavista skuadrës së Skënderbeut për shërbimet e 19-vjeçarit Agon Elezi, do ti paguaj 400 mijë euro, derisa skuadra korçare do të mbajë edhe 10% të kartonit të shkupjanit.

Vërtetë  një marrëveshje me shumë leverdi edhe për skuadrën korçare, që pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.

Leave a Reply