Brazil, 151 futbollistë të infektuar me “Covid 19”!

Koronavirusi po përhapet me të madhe në në Amerikën Latine, ndërsa Brazili rezulton të jetë një ndër shtetet më të prekura, duke u renditur i dyti në botë nga pandemia pas SHBA-ve.

3.109.630 brazilianë janë infektuar nga Covid-19, teksa  103.026  mijë njerëz kanë humbur jetën.

E gjithë kjo ka bërë që edhe shumë futbollistëve të rezultojnë pozitiv në Brazil, që njihet si djepi i futbollit.

Kampionati nisi javën e kaluar, saktësisht 3 muaj e gjysmë me vonesë. Shifrat janë të frikshme, derisa “Tyc Sports” raporton se plotë 151 futbollistë janë prekur nga pandemia deri tani.

Klubet më të goditura janë Corinthians dhe Goias me nga 23 raste, ndjekur nga Vasco Da Gama me 22 raste, ndërsa më pas vijnë Botafogo me 20 dhe Flamengo me 15 persona të infektuar.

 

Leave a Reply