Një futbollistë i Barcelonës rezulton pozitiv me “Covid 19”!

Dy ditë para sfidës shumë të rëndësishme kundër Bajernit të Munihut, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Barcelona ka marrë një lajm të hidhur, teksa njëri prej futbollistëve të kësaj skuadre ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”.

9 futbollistë, si: Rafinha, Aleñá, Pedri, Trincao, Oriol Busquets, Miranda, Matheus, Wague dhe Todibo pasditën e djeshme iu nënshtruan testeve, e ku njëri prej tyre doli të jetë pozitiv. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi “katalanas”, përmes një postimi në Twitter.

Megjithatë emri i futbollistit të infektuar nuk bëhet i ditur. I njëjti thuhet se nuk bën pjesë në listën e 22 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Setien. Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe është asimptomatik, derisa ka nisur karantinën në shtëpinë e tij pa humbur kohë.

Lajm i mirë është se futbollisti i infektuar nuk ka pasur kontakte me asnjë nga futbollistët e ekipit të parë, që nesër do të udhëtojnë drejt Lisbonës, aty ku të premtën do të zhvillojnë ndeshjen shumë të rëndësishme kundër kampionëve gjerman të Bajernit të Munihutu (21:00).

Leave a Reply