KF Veleshta bënë një super goditje, transferon lojtar nga Superliga e Kosovës

KF Veleshta me intenzitet të lartë po përgatitet për startin e Ligës së Dytë, aty ku u rikthye pas plotë 20 vitesh, shkruan “infOSport.mk”.

E derisa futbollistët me stafin teknik po kryejnë me mjaft sukses stërvitjet e tyre, drejtuesit e skuadrës po vazhdojnë të mendojmë për përforcime cilësore, duke sjellë në rradhët e tyre futbollistë me peshë.

Një ndër ta, është edhe përforcimi i fundit, që vjen nga Superliga e Kosovës. Fjala është për Altin Llogën, që te Veleshta vjen nga rradhët e Flamurtarit të Prishtinës, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Dukagjinin.

Публикувахте от KF Veleshta в Четвъртък, 20 август 2020 г.

Lloga është një emër i njohur edhe për futbollin vendor, ku ka veshur fanellat e skuadrave të Gostivarit, Pobedës së Prilepit dhe Struga Trim Lum, ndërsa gjithashtu një periudhë kishte luajtur edhe në Shqipëri me Elbasanin dhe Laçin.

Në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, Lloga numëron 35 ndeshje dhe 4 gola, 24 ndeshje dhe 1 gol numëron në Superligën e Shqipërisë, ndërsa në Superligën e Kosovës, kishte zhvilluar 22 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol, transmeton “infOSport.mk”.

Gjithë kjo përvojë e 30-vjeçarit Lloga do të jetë e mirëseardhur për KF Veleshta, që sezonin e ri në Ligën e Dytë – Perëndim do ta nis me ndeshjen si vendas kundër Kadinos.

Leave a Reply