Njihuni me 10 transferimet e Dritës së Bogovinës, 3 prej tyre nga Shkëndija

Drita e Bogovinës të shtunën edhe zyrtarisht e nis sezonin e ri si vendas kundër Vardarit të Forinës, ndërsa drejtuesit e skuadrës tetovare ishin shumë aktiv në merkato, njofton “infOSport.mk”.

Plotë 10 emra të ri do të ketë në disponim trajneri Ardian Imeri, në mesin e të cilëve edhe 3 futbollistë të talentuar të Shkëndijës (Besart Rexhepi, Erion Nuredini, Ardian Beqiri), por edhe dy emra të mëdhenj që më parë kishin luajtur edhe në Ligën e Parë.

I fundit është Zoran Baldovaliev, një emër i njohur për futbollin vendor, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë (11 ndeshje, 2 gola), ndërsa në elitën e futbollit vendor ai numëron 92 ndeshje dhe 39 gola të shënuar.

Një emër tjetër me peshë në futbollin vendor, është edhe ai i shkupjanit, Musli Lika, i cili te Drita e Bogovinës vjen nga rradhët e FC Shkupit si agjent i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me ekipin “bardhekaltër” nga Çairi. Drita e Bogovinës do të jetë skuadra e katërt në karrierë për 20-vjeçarin Lika, pasi përveç me FC Shkupin, ai kishte luajtur edhe me Gostivarin dhe me Korabin, me të cilën skuadër kishte realizuar 7 gola brenda një gjysëmsezoni, transmeton “infOSport.mk”.

Më poshtë mund të njiheni me gjithë emrat e futbollistëve të rinj në rradhët e Dritës së Bogovinës, që llogaritet si një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm.

Transferimet zyrtare te Drita e Bogovinës gjatë afatit kalimtar:
1. Ivan Nikoloski (Portier) – FCRabotniçki ➡️ KFDRITA
2. Erdin Beqiri (Portier) – FKTeteks ➡️ KFDRITA
3. Erion Nuredini (Mbrojtës) – KFShkëndija u19 ➡️ KFDRITA
4. Ardian Beqiri (Mbrojtës) – KFShkëndija u19 ➡️ KFDRITA
5. Ylber Luma (Mesfushorë)- KFBesa Dobridoll➡️ KFDRITA
6. Besart Rexhepi (Mesfushorë) – KF Shkëndija ➡️ KFDRITA
7. Donat Aliu (Mesfushorë) – KF Vardari – Forinë➡️ KFDRITA
8. Orhan Miftari (Sulmues) – FKTeteks ➡️ KFDRITA
9. Musli Lika (Sulmues) – FC Shkupi➡️ KFDRITA
10.Zoran Baldovaliev (Sulmues) – KF Tikvesh ➡️ KFDRITA

Leave a Reply