Urrejtja e serbëve nuk ka kufij, tifozi i Partizanit: Uroj që në ndeshjen Tirana-Zvezda të rrëzohet një meteor midis stadiumit!

Urrejtja e tifozëve të Partizanit të Beogradit për rivalët e Crvena Zvezdës, kalon çdo kufij të mundshëm. Një gjë të tillë e vërteton edhe një postim i bërë në “Tëitter”, nga një tifoz i Partizanit i cili mallkon shumë keq. Ai në profilin e tij në “Tëitter” shkruan se me datë 25 gusht, teksa do të zhvillohet ndeshja midis Tiranës dhe Crvena Zvezdës, të rrëzohet një meteor i madh në mesin e fushës dhe të vrasë të gjithë futbollistët e skuadrës serbe, ndërsa për lojtarët e Tiranës, shkruan se shpreson që të jenë 5 minuta me vonesë dhe të mos jenë në fushë.

Ndërkohë në këtë postim skandaloz është përfshirë dhe zëvendës presidenti i Partizanit të Beogradit, Vladimir Vuletiç, që i ka bërë “like” postimit. Kjo gjë ka shkaktuar një bujë të madhe në mediat serbe.

“Më pyesin se për cilën skuadër do të bëjë tifo në ndeshjen Tirana-Zvezda. Shokë, do të doja që një meteor me një diametër prej 200 metrash të bie në stadium dhe të bëjë një vrimë me thellësi prej 50 metrash, të ngrihet shumë pluhur  dhe të bëhet ftohtë për të zhdukur florën dhe faunën të vdes. Ndërsa për lojtarët e Tiranës, shpresoj të jenë 5 minuta me vonesë dhe të mos jenë në fushë”, – kishte shkruar tifozi serb i Partizanit.

Leave a Reply