Njihuni me 7 përforcimet e Ballkanit të Arsim Kabashit, njëri prej tyre ish futbollistë i Shkëndijës

Skuadra e Ballkanit nga Theranda, që edicionin e kaluar ishte ndër skuadrat që luajti futbollin më të mirë në Superligën e Kosovës, ka qenë një ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës, duke sjellë në rradhët e veta plotë 7 futbollistë të mirënjohur nga futbolli kosovar, por edhe më gjerë.

I fundit që iu bashkua skuadrës së Arsim Kabashit ishte  Meriton Korenica, një ish futbollistë i Shkëndijës, ndërsa emra të ri te kjo skuadër janë edhe Armend Thaqi, Kenan Haxhihamza, Mevlan Zeka, Bajram Jashanica, Nazmi Gripshi dhe Armin Bosnjak.

Pas dështimit për ta fituar titullin e kampionit dhe për të dalur në Evropë edicionin e kaluar, Ballkani po bëhet gati për edicionin e ri më furishëm.

Pavarësisht largimeve të Besnik Krasniqit, Jetmir Topallit, Arbër Hoxhës dhe Blend Baftiut (këta dy të fundit ende jo zyrtarisht), Ballkani i ka zëvendësuar ata në mënyrën më të mirë të mundshme.

Leave a Reply