Pas Sabien Lilajt, Prishtina gati të transferojë edhe Gledi Micin!

Sabien Lilaj dje në mbrëmje u zyrtarizua si lojtari më i ri dhe blerja më e bujshme e FC Prishtinës, por si duket “bardhekaltërit” nga Prishtina nuk do të ndalen me kaq, pasi i kanë vënë syrin mbrojtësit të krahut të majtë, Gledi Mici, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, transmeton “infOSport.mk”.

Mici ishte një objektiv madhor i skuadrës së Partizanit të Tiranës, mirëpo si duket ana financiare do të luaj një rol të madh në këtë transferim.

Është vetë Gledi Mici i cili për mediat në Kosovë ka konfirmuar bisedimet me Prishtinën, i cili me shumë gjasa do të ndjekë rrugën e Lilajt, duke firmosur për “bardhekaltërit” e Prishtinës.

 

Leave a Reply