Kjo Shkëndijë po vuan shumë, vetëm barazim ndaj Borecit (VIDEO)

Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 përballë Borecit në ndeshjen e javës së katërt, duke humbur kështu hapin me dy skuadrat kryesuese, Sileksin dhe FC Shkupin, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Ernest Gjokës edhe përkundër dëshirës së madhe për fitore, ishte shumë larg identitet të saj, pasi kur edhe një skuadër modeste, si Boreci arrinë të shkëputë pikë midis Tetovës, atëherë nuk kemi të bëjmë me Shkëndijën që e duan tifozët “kuqezi”, që me siguri se sot dolën shumë të zhgënjyer pavarësisht faktit se skuadra e tyre ditë më parë i bëri të lumtur me kalimin në raundin e dytë të eliminatoreve në Liga Europa.

BORECI AVANSON NË TETOVË NDAJ SHKËNDIJËS

BORECI AVANSON NË TETOVË NDAJ SHKËNDIJËSSHKËNDIJA – BORECI 0:1(M. Stankovski 20')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Fillimi i ndeshjes nuk ishte aspak i mirë, ndërsa në saje të një loje të tillë, Boreci në minutën e 20-të me anë të Mario Stankovskit kaloi në epërsi. Kroati Prelçec mjaftë mirë depërtoi nga e majta në zonën e “kuqezinjëve”, për të asistuar edhe më mirë për talentin shkupjan, Stankovski, i cili nga afërsia në ato momente kaloi në epërsi skuadrën nga Velesi.

Shkëndija shumë afër barazimit, shtylla shpëton Mustafën pas goditjes së Doriev

Shkëndija shumë afër barazimit, shtylla shpëton Mustafën pas goditjes së Doriev

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Pasuan disa minuta të mira për Shkëndijën, që fillimisht në minutën e 29-të ishte e pafat, kur goditja e Lupçe Doriev përfundoi në shtyllë, ndërsa 5 minuta më pas erdhi ai momenti i duhur, kur pas harkimit të Besart Ibraimit, Bruno Dita me kokë nguliti topin në rrjetën e Burhan Mustafës, për rezultat 1:1.

Shkëndija barazon shifrat ndaj Borecit, Bruno Dita shënon golin debutues

Shkëndija barazon shifrat ndaj Borecit, Bruno Dita shënon golin debutues me fanellën "kuqezi"SHKËNDIJA – BORECI 1:1(B. Dita 34')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 31 август 2020 г.

Ishte ky rezultati me të cilin u mbyll pjesa e parë, e që në fund doli të jetë edhe ai final, pasi Shkëndija në pjesën e dytë nuk arriti që të gjejë formulën e duhur për të shënuar atë gol të dytë në rrjetën e mysafirëve.

Kështu 4 ndeshjet e para e shohin Shkëndijën në pozitën e tretë me 8 pikë, dy më pak se dy skuadrat kryesuese Sileksi dhe FC Shkupi, ndërkohë Boreci me 5 pikë mban pozitën e 8-të në renditje.

Leave a Reply