Roma prezantoi Pastoren

Skuadra e Romës ka prezantuar argjentinasin, Havier Pastore. Mesfushori ofenziv te Roma vjen nga rradhët e Paris Sen Zhermenit, ndërsa besohet se do të zë vendin e Raxha Naingolan, që u largua në drejtim të Interit.

Skuadra romake bëri publike edhe shifrën të cilën i’a ka paguar skuadrës parisiene për shërbimet e argjentinasit.

“Ujkesha Romake” ka paguar 24.7 milion euro për të rikthyer Pastoren në “Serie A”, i cili me Romën ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, deri me 30 qershor të vitit 2023-të. Pastore te Roma do të veshë fanellën me numër 27-të.

Leave a Reply