Omar Imeri udhëtoi drejt Turqisë, Fenerbahçe destinacioni i tij i rradhës!

Omar Imeri thuhet të ketë udhëtuar drejt Turqisë, aty ku pritet edhe të vazhdojë karrierën e tij futbollistike. Shkupjani i Shkëndijës pritet që të nënshkruajë me gjigandët e Fenerbahçes, aty ku do i bashkohej bomberit kosovar, Vedat Muriqit, njofton “infOSport.mk”.

Fenerbahçe e ndjek tashmë një kohë më të gjatë këtë talent, i cili pritet që të përforcojë mesfushën e skuadrës nga “Shukru Saraçogllu”, që në këtë merkato ishte mjaft aktive, duke sjellë në rradhët e veta plotë 11 futbollistë të rinj.

Omar Imeri udhëtoi drejt Turqisë✈✈🇹🇷🇹🇷 Gati firma me gjigandët e Fenerbahçes💪💪

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 1 септември 2020 г.

Mert Hakan Yandaş, Gökhan Gönül, Caner Erkin, Filip Novak, Jose Sosa, Mame Thiam, Sinan Gümüş, Mauricio Lemos, Enner Valencia, Barış Sungur dhe İsmail Yüksek, janë futbollistët që kanë nënshkruar deri më tani me Fenerbahçen, ndërsa një gjë të tillë shumë shpejt pritet të bëjë edhe Omar Imeri, për të cilin thuhet se drejtuesit e skuadrës nga Stambolli janë të gatshëm të harxhojnë nga 150-300 mijë euro, transmeton “infOSport.mk”.

Imeri pjesë e Shkëndijës është që dy vite të plota. Ai te kjo skuadër erdhi nga FC Shkupi, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e të rinjëve të Rabotniçkit.

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, Imeri numëron 70 ndeshje dhe 16 gola, ndërsa me Shkëndijën ka luajtur edhe në garat europiane. E gjithë kjo bëri që Imeri të marrë një ftesë edhe nga ana e Alban Bushit, për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare U21, për të cilën ka zhvilluar 7 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola.

Leave a Reply