Tre futbollistë të PSZH dalin pozitiv me Covid 19, mes tyre edhe Nejmar!

Tre futbollistë të skuadrës nënkampione të Europës, Paris Sen Zhermenit kanë rezultuar pozitiv me “Covid 19”, përcjellë “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për Nejmar, Anhel Di Maria dhe  Leandro Paredes, treshe kjo që i kaluan pushimet në një vend të njëjtë.

Nejmar, Di Maria dhe Paredes i kaluan pushimet në Ibiza të Spanjës pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bajernit të Munihut (0:1).

Edhe pse gjendja e tyre është stabile, që të tre do të humbasin ndeshjen hapëse të sezonit të ri të “Ligue 1” kundër Lens më 10 shtator.

Leave a Reply