Nuk kanë fund problemet për Skënderbeun, një ish futbollistë fiton gjyqin ndaj tyre

Tjetër goditje e rëndë për Skënderbeun. Pas dënimit 10 vjeçar nga UEFA, korçarët kanë humbur gjyqin ndaj ish-futbollistit, Kaba Sambou, i cili është aktivizuar edhe në Kosovë me Trepçën ’89.

Klubi korçar duhet t’i paguajë 64 mijë euro (plus 5% interesa) futbollistit 24-vjeçar nga Gambia.

Në total, Skënderbeu duhet të paguajë afro 90 mijë euro, shkruan Panorama.

Në rast se kjo shumë nuk do të shlyet brenda 45 ditëve, atëherë merkatoja e Skënderbeut do të bllokohet nga FIFA.

Klubi bardhekuq rrezikon t’i bllokohet merkato për tri sezone.

Leave a Reply