Reali nuk i respekton legjendat, shumica prej tyre u larguan pa “lamtumirë”

Real Madridi është një ndër klubet ikonike në futbollin botëror, duke qenë qendër e super yjeve botërore.  Në dy dekadat e fundit fanellën e “madrilenëve” e kanë djersitur shumë futbollistë që kanë lënë gjurmë në historinë e tyre, por klubi “mbretëror” duket se nuk ka respekt për ta, kur ata vendosin të largohen.

Tifozët në rrjetet sociale kanë reaguar në mënyra të ndryshme duke kërkuar se dikush duhet ta mësojë Real Madridin se si duhet të trajtohen legjendat e klubit.

Në vitet e fundit futbollistë si Kristiano Ronaldo, Iker Kasiljas, Pepe, Navas, Di Maria dhe tash së fundmi Hames Rodrigez nuk e kanë dhënë lamtumirën e duhur, duke u larguar si futbollistë të thjesht.

Në klubet angleze është traditë që një futbollist luan një dekadë me klubin, atëherë do t’i organizohet një ndeshje lamtumirëse.

Leave a Reply