Gjilani i Useinit sot prezanzaton dy top-përforcime

Skuadra e Gjilanit, pjesë e së cilës është edhe mesfushori tetovar, Muhamed Useini, gjatë ditës së sotme pritet t’i prezantojë dy prurjet e reja në skuadër.

Gazeta “Sheshi” mëson se nënkampioni i Kosovës do t’i prezantojë dy top-përforcimet e mesfushës, Besar Musollin dhe Gramoz Kurtajn.

Musolli në 8 vitet e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Kukësit, kurse Kurtaj së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Thanh Hoa në Vietnam.

29-vjeçari Kurtaj në vitin 2015 ishte transferuar te skuadra skoceze Hamilton ku u paraqit për dy vite në këtë ekip.

Gjilani pa shërbimet e Useinit të dëmtuar, sezonin e ri e nisi me një disfatë të thellë  4:0 në udhëtim te Feronikeli.

Leave a Reply