Lajm jo i mirë për Dritën në prag të ndeshjes me Leginë e Varshavës!

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka përfunduar qëndrimin në Durrës, atje ku prej disa ditësh po përgatitej para udhëtimit drejt Polonisë, aty ku më 24 shtator do të përballet me skuadrën e njohur polake të Legia Varshavës.

Para këtij dueli, kapiteni i kësaj skuadre, Ardian Limani, ka pësuar një lëndim dhe është në dyshim për takimin e së enjtes. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi gjilanas.

Njoftimi i Dritës së Gjilanit:

Klubi jone sonte ka mbyllur diten e katert te pergaditjeve para nisjes per ne Varshave te Polonise.

Ekipi neser do te udhetoje e kompletuar nga Tirana dhe ne forme te mire fizike, ne perjashtim te kapitenit Ard Limani i cili stervitjen e fundit mori nje lendim te lehte dhe do te vendoset ne stervitjen e fundit ne Varshave se a do te jete i gatshem per ndeshje.

Klubi falenderon shume presidentin e ekipit te Skenderbeut dhe Tropikal Resort z. Ardian Takaj per kushtet e ofruara per pune dhe per korrektesin“.

Leave a Reply