Gjoka: Pandevi me siguri i ka treguar Murinjos se Shkëndija është lokomotiva në futbollin e Maqedonisë

Para përballjes me Totenhemin e Londrës, ka folur edhe trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka. Tekniku kuqezi ka thënë se nuk është leht të analizohet një kundërshtar si Totenhemi, ndërsa beson në ekipin e tij që do të jep maksimumin përballë londinezëve.

“Të përgatitësh një ndeshje të një niveli kaq të lartë europian nuk është e lehtë. Por mendoj që nga eksperienca që kemi, por edhe nga gjëja më kryesore që kemi cilësinë brenda dhe lojtarë që kanë shumë eksperiencë, ta bëjnë punën më të lehtë. Sigurisht ta analizosh një kundërshtarë si Totenhemi nuk është e thjeshtë, duke i analizuar në detaje çdo lëvizje të tyre teknikne taktike dhe fizike dhe deri diku e kemi zbërthyer kundërshtarin dhe tashmë presim se si do reagojmë ne në fushë, por edhe sa do mundohemi të bëjmë ne lojën tonë dhe ta largojmë sa më shumë kundërshtarin nga zona jonë. Murinjo ka pyeter Pandevin për Shkëndijën? Është normale të ketë pyetur dhe jam i bindur që Pandevi ti ketë treguar të vërtetën reale se Shkëndija është lokomotiva e futbollit këtu në Maqedoni”, ka thënë Ernest Gjoka.

Leave a Reply