Hofenhajmi shtang kampionët e Europës në Bundesligë! (VIDEO)

Hofenhajmi ka surprizuar Bajernin e Muhihut në kuadër të xhiros së dytë në Bundesligë, duke mundur kampionët e Europës me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”. Një rezultat shokues ky për ekipin “bavarez”, pasi vinin nga një formë shumë e mirë ku së fundmi fituan edhe SuperKupën e Europës kundër Seviljës.

Megjithatë Hofenhajmi ishte skuadra që ndërpreu serinë prej 23 fitoreve të njëpasnjëshme të Bajernit të Munihut, ndërsa një gjë të tillë paralajmëruan Biçakriç dhe Dabur me golat e shënuar në minutën e 16-të, gjegjësisht të 26-ën. Kimish ngushtoi për Bajernin në minutën e 36-të dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë trajneri Flik tentoi të kthejë ndeshjen me inkuadrimin në lojë të treshes, Levandovski- Goretzka- Koman, por kot, pasi sërish ishin vendasit e Hofenhajmit që shënuan edhe dy gola të tjerë me anë të kroatit Kramariç.

Fillimisht në minutën e 77të Kramariç shënoi për 3:1, derisa i njëjti futbollistë në minutën e 92-të nga penaltia vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Hofenhajm 4, Bajern Munih 1.

Me këtë fitore dhe një gol-averazh 7:3 Hofenhajmi i prinë tabelës së klasifikimit në Bundesligë me 6 pikë, po aq sa ka edhe Augsburgu, që gjatë ditës së djeshme mundi favoritin tjetër, Borusinë e Dortmundit.

Leave a Reply