Teknologjia VAR do të shfrytëzohet në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut më 8 tetor me fillim në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup kundër përfaqësueses së Kosovës do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020, përmes së cilës do të shpresojnë për një kualifikim të mundshëm në Europianin e vitit 2021-të, njofton “infOSport.mk”.

Në një prej ndeshjeve më të rëndësishme për përfaqësuesen e vendit në Arenën Nacionale do të përdoret edhe sistemi VAR, video-teknologjia për ndihmë për vendimet e arbitrave.

Për shfrytëzimin e sistemit VAR në një stadium të caktuar nevojite të bëhet testimi për të konfirmuar se teknikisht mund të shfrytëzohet video-teknologjia. Miratimi për shfrytëzimin e sistemit VAR e sjell FIFA, ndërsa gjithë kjo është e lidhur me Rregulloren e lojës së futbollit.

Në Arenën Nacionale “Todor Proeski” do të kryhet testimi për shfytëzimin e teknologjisë VAR një ditë para ndeshjes me Kosovën pas një mbledhje paraprake në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të Federatës së futbollit të Maqedonisë, përgjegjësit për sistemin VAR për ndeshjen Maqedoni-Kosovë dhe përfaqësues i firmës „HAËKEYE“ e cila është e zgjedhur nga UEFA si kompani zyrtare për implementimin e sistemit VAR në garat nën organizim të UEFA-s.

Ditën e ndeshjes do të bëhet testimi për sinkronizim (paisjet në stadium me makinën VAR), ndërsa testimi i fundit do të bëhet dy orë para fillimit të ndeshjes.

Në rast të problemeve teknike në implementimin e sistemit VAR gjatë ndeshjes, atëherë video asistenca në marrjen e vendimeve të arbitrave nuk do të shfrytëzohet.

Leave a Reply