Valdet Rama nuk ka humbur instiktin e golit, vjen me një perlë në ligën e tretë gjermane (VIDEO)

Ish reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Valdet Rama ka qenë protagonist në Ligën e tretë gjermane teksa ka shënuar një gol shumë të bukur me fanellën e Mepen.

Ish-lojtari i Kukësit në Superiore nuk u mendua dy herë por lëshoi një silurë në hyrje të zonës me sferën që u preh në trekëndësh dhe nuk i la shumë shanse portierit të Uerdingen për të reaguar.

Ky ishte edhe goli që vulosi rezultatin dhe fitoren për Mepen duke qenë se pas goditjes së Ramës shifrat shkuan në 0:2 dhe kundërshtarët nuk mundën të bënin më asgjë për të ndryshuar fatet e ndeshjes.

Përveç Ramës, në listën e golashënuesve për Mepen u regjistrua edhe Piosek gjatë pjesës së parë.

Për Mepen ishte kjo fitorja e parë në sezonine ri në Ligën e tretë gjermane, pas disfatës në xhiron e parë nga Munih 1860 (1:3).

Leave a Reply