Hidhet shorti për grupet e Liga Europa

Sot është hedhur shorti për grupet e Liga Europa. Goglat na sollën disa grupe mjaft interesante, sidomos ato ku përfshihen klube si Milani dhe Napoli, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Stefano Piolit do të luaj në grupin “H” së bashku edhe me gjigandët skocez të Selltikut, Spartën e Pragës dhe skuadrën franceze të Lilë.

Nuk kaloi lehtë edhe Napoli i Elseid Hysaj, Amir Rrahmanit dhe Elif Elmas, që për kundërshtarë do të ketë Real Sociedadin e Adnan Januzajt, AZ Alkmarin holandez dhe kroatët e Rijekës.

Roma e Marash Kumbullës do të luaj në grupin “A”, kundër Jang Bojs të Taulant Seferit që eliminoi Tiranën, Kluzhin rumun dhe skuadrën bullgare të CSKA Sofias.

Enea Mihaj me PAOK-un e tij do të rivalizojë me PSV Ajndhovenin, Granadan dhe Omonia Nikozia, kurse Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati me Dinamo Zagrebin e tyre gjetën rivalë si CSKA Moska, Fejenordin dhe Volfsberg.

Tre skuadrat anleze Arsenali, Totenhami dhe Leçesteri do të kenë përballë rivalë më të lehtë, ndërkohë që e njëjta gjë vlen edhe për spanjollët e Viljareal, apo për gjermanët e Bajer Leverkusen, të cilët peshkuan ekipe si Sparta Praga, Gllazgou Renxhers dhe Leh Poznan.

Ndeshjet në grupe janë paraparë të fillojnë me 22 tetor dhe të njëjtat do të përfundojnë më 10 dhjetor, teksa faza me eliminim direkt do të luhet në shkurt, gjithnjë nëse e lejon koronavirusi.

Për finalen e Liga Europa është rizgjedhur stadiumi i Gdanskut në Poloni, impiant që duhej të priste finalen e vitit 2020.

Grupet e Liga Europa
Grupi A: Roma, Young Boys, CFR Cluj, CSKA Soffia
Grupi B: Arsenal, Rapid Vien, Molde, Dundalk
Grupi C: Bayer Leverkusen, Sparta Praha, Hapoel Beer-Sheva, Nice
Grupi D: Benfica, Slavia Praha, Rangers, Lech Poznań
Grupi E: PSV Eindhoven, PAOK, Granada, Omonoia
Grupi F: Napoli, Real Sociedad, AZ Alkmaar, Rijeka
Grupi G: Braga, Leicester, AEK, Zorya Luhansk
Grupi H: Celtic, Sparta Praha, Milan, Lille
Grupi I:  Villareal, Qarabag, Maccabi Tel Aviv, Sivaspo
Grupi J:  Tottenham, Ludogorets, LASK, Royal Antverp
Grupi K: CSKA Moskva, Dinamo Zagreb, Feyenoord, Volfsberg
Grupi L: Gent, Crvena Zvezda, Hoffenheim, Liberec

Leave a Reply