Fenerbahçe nuk ju ndahet futbollistëve shqiptarë. Pasi Vedat Muriqi javë më parë vendosi të transferohet te gjigandët italian të Lacios, la shumë zbraztira në sulmin e skuadrës nga “Shukru Saraçogllu”, që sot ka arritur të bëjë për vete një tjetër futbollistë shqiptarë, transmeton “infOSport.mk”.
Fjala është për Kemal Ademin, sulmuesin me origjinë shqiptare, i cili te Fenerbahçe vjen nga rradhët e Bazelit.
Ademi me gjigandët turq ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër.