Gjeorgjia arrinë në finale, kush do i bashkohet?

Gjeorgjia ka arritur që të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar, pasi sonte në terren vendas me rezultatin minimal 1:0 mundi Bjellorusinë, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm në këtë përballje shumë të rëndësishme e realizoi Tornike Okriashvili nga pika e bardhë që në minutën e 7-të. Edhe pse ky gol u shënua në fazën e hershme, në fund doli të jetë i vetmi, që gjeorgjianëve ju jep shpresa se mund të prekin finalet e Europianit të ardhshëm.

Kujtojmë Gjeorgjia në finalen e madhe do të mirëpret fituesin nga përballja që tani po zhvillohet në arenën “Todor Proeski”, ku mejdanin po ndajnë dy përfaqësueset nga Ballkani, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Për të dyja këto kombëtare ky është shansi historik që përmes një rrugëtimi më të shkurtë të kapin një event të madh futbollistik për herë të parë në historikun e tyre.

Leave a Reply