KB Albes nënshkruan me ish basketbollistin e Rabotniçkit dhe MZT Skopjes

Klubi i Basketbollit ALBES ka siguruar shërbimet e basketbollistit 27-vjeçar, Aleksandar Nikollovski, transmeton “infOSport.mk”.

Ky i fundit vije pas një karrierë të bujshme që nga ekipet vendore e deri tek ato ndërkombëtare. Nikollovski në basketbollin vendor kishte luajtur edhe për dy skuadrat më të mëdha, Rabotniçki dhe MZT Skopje, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Vardarit dhe Ohrid, me të cilën skuadër në sezonin 2017/2018 kishte bërë paraqitje solide edhe në ABA LIGA.

Paraqitjet e mira në vend Nikollovskit i bënë vend edhe në arenën ndërkombëtare duke kaluar fillimishtë në ekipin e Girona në Spanjë, për të kaluar më pas tek Vojvodina, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e ekipit gjeorgjian të Batumi.

Aleksandar Nikollovski luan në pozitën 3, ndërsa nga tabori i KB Albes shpresojnë se me të në skuadër dhe përforcimet e bëra do të luftojnë për një vend në ligën e parë.

Leave a Reply