Djali i Van Persit me një gol akrobatik “tërbon” Ajaksin dhe internetin (VIDEO)

Robin Van Persi pa dyshim se është një nga sulmuesit më të mirë holandez që ndonjëherë ka luajtur në Europë, ndërkohë që ai ka edhe një pasues që po ecën në gjurmët e tij.

Shquille Van Persi luan me moshat e Fejenord në Holandë, ndërsa së fundmi i njëjti ka shënuar një gol shumë të bukur me ekipin e 15-vjeçarëve, kundër rivalëve të përjetshëm të Ajaksit.

Mjaftoi kaq që Shquille, i cili mban veshur fanellën me numër 9, të marrë vëmendjen e të gjithëve gjatë ditës së sotme. Ku i dihet ndoshta një ditë arrinë të luaj me skuadrat e mëdha europiane, ashtu siç bëri edhe babai i tij, ku la gjurmë në Premierligën angleze me skuadrat e Arsenal dhe Mançester Junajted.

Leave a Reply