Milot Rashica në janar transferohet te Bajer Leverkuseni!

Futbollisti shqiptarë i Verder Bremen, Milot Rashica, dështoi të transferohej te Bajer Leverkuseni në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Ajo që ndodhi kaq afër vijës së finishit javën e kaluar duhet të ndodhë brenda disa javësh. Në janar, ky është plani i qartë, ndryshimi do të ndodhë”, u shpreh për “Bild” menaxheri i Leverkusenit, Rudi Feler.

Kontrata pesëvjeçare me “Aspirinat” deri në vitin 2025 ishte nënshkruar tashmë.

Kur afati kalimtar dimëror të rihapet më 2 janar, Rashica pritet t’i bashkohet Bajer Leverkusenit.

Ndryshe, Rashica kishte punuar me trajnerin e Leverkusenit, Peter Bosh edhe te Viteshe, nga e cila skuadër janarin e vitit 2018-të ishte transferuar në Bundesligë te skuadra e Verder Bremen.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës në Bundesligën gjermane numëron 63 ndeshje dhe 18 gola të shënuar.

Leave a Reply