Immobile ka disa fjalë për shokun e ri të skuadrës, Vedat Muriqin

Golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në “Serie A”, Çiro Immobile, për herë të parë ka folur lidhur me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili do të jetë edhe partneri i tij i ri i sulmit tek Lacio.

Immobile ka theksuar se është i ndryshëm nga ai dhe Korrea, por që ngjajnë pak me Kaisedon, duke shtuar se Muriq e njihte dhe e dinte lëvizjet që i bën sulmuesi italian.

“Ai është shumë i ndryshëm nga unë dhe Korrea, ndoshta i ngjanë pak Kaisedos por jo dhe aq shumë. Dje, stërvitëm për herë të parë bashkë dhe e pashë që ai më njihte tashmë, ai i dinte lëvizjet që unë bëja”- u shpreh sulmuesi italian për faqen zyrtare të Lacios.

Vedat Muriq me Lacion debutoi të shtunën në transfertën kundër Sampdorias, në të cilën ndeshje skuadra e tij pësoi disfatë 3:0. Muriqi në lojë u inkuadrua në minutëne 59-të, pikërisht në vend të Kaisedos, mirëpo pa mundur të ndihmojë “lacialët” në atë transfertë të vështirë në Xhenoa.

Leave a Reply