Paratë e fituara nga gjyqi ndaj një gazetë, Messi i dhuron në spital!

Gazeta “ABC” ka humbur gjyqin kundër Fondacionit Leo Messi. Akuzat për manipulim të llogarive kishin vënë në diskutim seriozitetin dhe transparencën e fondacionit të krijuar nga ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi.

Kapiteni i “katalunasve” nuk mund ta pranonte diçka të tillë dhe vendosi ta çonte çështjen në Gjykatë, ndërsa së fundmi është marrë edhe vendimi, që ka qenë në favor të Fondacionit Leo Messi.

Gazeta spanjolle duhet të paguajë një gjobë që kap shifrën e 7142 euro. Këtë shumë të fituar nga gjyqi, Fondacioni Leo Messi do ta dhurojë për spitalin “San Juan de Dios”.

Leave a Reply