Edhe Ronaldinjo rezulton pozitiv me “Covid 19”

Pandemisë “Covid 19” nuk i ka shpëtuar edhe ish ylli brazilian, Ronaldinjo. Ish futbollisti i PSZH-së, Barcelonës dhe Milanit gjatë ditës së sotme i është nënshtruar testit, nga i cili ka rezultuar pozitiv.

“Jam mirë, nuk kam fare simptoma”, shprehet me anë të një video të postuar në Instagram 40-vjeçari nga Porto Alegre.

Ronaldinjo thuhet të jetë infektuar gjatë një eventi të organizuar në stadiumin “Mineirao”. Ronaldinjo ka nisur menjëherë karantinën dhe së shpejti do të kryejë testin e radhës.

Leave a Reply