Sot dy takime në Superligën e Kosovës, në fushë zbresën edhe kampionët e Dritës

Sot në Superligën e Kosovës në program janë dy takimet e para të javës së 9-të, me të cilën mbyllet faza e parë e këtij edicioni, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi e Dritës së Gjilanit do të udhëtojë për në Obiliq, aty ku do të ndeshet me ekipin e Arbërisë, pjesë e së cilës është edhe shkupjani, Sunaj Hasan. Skuadra gjilanase shihet si favorite absolute në këtë përballje, ndërsa një ndeshje me mjaft paqartësi pritet të zhvillohet në Drenas, midis Feronikelit dhe Llapit.

Këta të fundit pas fitores së parë të realizuar këtë edicion ndaj Arbërisë (2:0) fundjavën që lamë pas,  kërkojnë oreksin e njëjtë edhe për këtë ndeshje, derisa Feronikeli do të kërkojë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit, Koldian Duro, i cili në 3 ndeshjet e deritanishme sa ka udhëhequr skuadrën ka regjistruar 2 barazime dhe 1 disfatë.

Të dyja këto takime startojnë në ora 14:00.

Leave a Reply