Juventus-Barcelona, vjen një tjetër shkëmbim mes yjesh!

Juventusi dhe Barcelona mund të shkëmbejnë sërish futbollistë. Kështu të paktën raporton e përditshmja italiane, “Tuttosport”, sipas së cilës drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të gatshëm për të negociuar sërish me Barcelonën për shkëmbimin e mundshëm të futbollistëve.

Juve është gati të dërgojë në “Kamp Nou”, Federiko Bernardeskin, ndërsa si shkëmbim të marrë Usmane Dembele, i cili mund të shitet gjatë këtij janari për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar te skuadra spanjolle.

Kujtojmë verën që e lamë pas, Juve dhe Barcelona shkëmbyen mesfushorët Arthut-Pjaniç. Boshnjaku u bë pjesë e “katalunasve”, derisa braziliani Arthur veshi fanellën e “biankonerëve”.

Leave a Reply