Milani shënoi edhe fitoren e dytë në Liga Europa (VIDEO)

Milani ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në Grupin “H” të Liga Europa, duke mundur në “San Siro” ekipin çek të Sparta Pragës me rezultatin 3:0.

Brahim Diaz (24′), Leao (57′) dhe Dalot (67′) ishin autorë të golave në këtë ndeshje për Milanin, skuadër kjo që tashmë në 12 ndeshje rradhazi në të gjitha kompeticionet, ka arritur të shënojë nga 2 ose më shumë gola.

Fitorja e Milanit mund të ishte edhe më e thellë në rast se Zlatan Ibrahimoviç kishte shënuar nga pika e bardhë në minutën e 36-të. Suedezi tashmë ka humbur tre nga pesë penalltitë e gjuajtura për Milanin, më shumë se çdo futbollistë tjetër në 5 kampionatet kryesore që nga gushti i vitit 2020.

“Kuqezinjtë” kryesojnë grupin me 6 pikë, të ndjekur nga Lille me 4. Francezët kanë marrë një barazim 2:2 kundër Selltikut pasi e kishte mbyllur pjesën e parë në disavantazh 2:0.

Leave a Reply