Bajerni dhe Dortmundi bëjnë detyrat e shtëpisë, rikthehet Rashica (VIDEO)

Bajerni i Munihut dhe Borusia e Dortmundit kanë bërë detyrat e shtëpisë, duke shënuar fitoret e rradhës në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

“Bavarezët” shënuan fitore 2:1 ndaj Këlln. Thomas Myller nga penaltia (13’) dhe Serzh Gnabry (45+’) shënuan dy herë në rrjetën e vendasve që në pjesën e parë, ndërsa Këllni golin e vetëm e realizoi 8 minuta para fundit të takimit me anë të Dreksler.

Ky sukses e ka ngjitur ekipin e Flick përkohësisht në vend të parë me 15 pikë, po aq sa ka edhe Dortmundi, që falë “dopietës” së mbrojtësit Mats Humels shënoi fitore 2:0 ndaj Arminia Bielefeld.

Reprezentuesi gjerman që të dy golat i realizoi gjatë pjesës së dytë, ndërsa në këtë pjesë skuadrat e Ajntraht Frankfurtit dhe Verder Bremenit  i shënuan golat e tyre në barazimin 1:1. Në këtë ndeshje te skuadra mysafire në 29 minutat e fundit të takimit në lojë u inkuadrua edhe Milot Rashica, për të cilin ishte kjo hera e dytë që u paraqit këtë edicion, pas 25 minutave të para që i zhvilloi kundër Frajburgut me 17 tetor.

Fitore 3:1 për Augsburgun ndaj Majnc, me vendasit që vazhdojnë të figurojnë lartë në renditje.

 

Leave a Reply