Real Madrid-Inter, njihuni me formacionet e mundshme dhe mungesat

Reali sonte përballë Interit do të jetë pa shërbimet e mbrojtësve Naço, dhe Dani Karvahal, si dhe sulmuesit Martin Odegard. Alvaro Odriozola mund të jetë gati për të luajtur, ndërsa në mesin e futbollistëve që nuk do të mund të paraqiten, është edhe Eder Militao, braziliani që kishte rezultuar së fundmi pozitiv me “Covid 19”.

Sa i përket Interit, Romelu Lukaku nuk do të jetë në gjendje të luajë për shkak të dëmtimit, njëjtë sikurse dhe Sensi dhe Vecino.

Formacionet e mundshme:
REAL MADRID (4-3-3)  – Courtois; Mandy, Varane, Ramos, Marcelo; Cross, Casimiro, Valverde; Azar, Benzema, Asensio
INTER (3-5-2)  – Handanovic; D’Ambrosio, De Vries, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozovic, Vidal, Perisic; Sanchez, Martinez.

Leave a Reply