Interi vihet sërish pas Lionel Messit!

Duket se Lionel Messi po shndërrohet në një obsesion për skuadrën e Interit e cila asesi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga dëshira për t’ia veshur argjentinasit fanellën “zikaltër”.

Lionel Messi raportohet se ka marrë një ofertë të re nga “Nerroaxurët”, të paktën kështu raporton e përditshmja spanjolle “OK Diario”.

Argjentinasi ka një kontratë me Barcelonën që skadon verën e ardhshme dhe është në gjendje të flasë me përfaqësuesit e skuadrave tjera të interesuara, edhe atë që nga janari i vitit që vjen.

Kjo gjë i jep shumë shpresë edhe fansave të Interit të cilët ëndërronin Messin që nga koha kur klubi udhëhiqej nga Massimo Moratti.

Leave a Reply