Atalanta me 4 mungesa të rëndësishme përballë Interit!

Probleme serioze për trajnerin Xhan Piero Gasperini në prag të ndeshjes derbi me Interin, që në program është të dielën.  Në këtë ndeshje skuadra nga Bergamo do të luaj pa 4 futbollistë titullarë.

Jashtë kombinimit do të jenë Marten de Ron, Robin Gosens, Hans Hatebur dhe Kristian Romero. Që të gjithë këto emra ankohen në lëndime të ndryshme, dhe për këtë arsye nuk ishin stërvitur bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, duke u përgatitur në mënyrë individuale.

Pas 6 xhirove të para Atalanta mban pozitën e katërt me 12 pikë, derisa Interi me 11 pikë mban pozitën e 6-të. Që të dyja skuadrat në mesjavë pësuan disfata në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Atalanta pësoi një disfatë të thellë 5:0 nga Liverpulli, derisa Interi u mund minimalisht 3:2 nga Reali i Madridit.

 

 

Leave a Reply