Dostaniq: FC Shkupi ka shumë individë që mund të vendosin ndeshjen, neve mbështetemi te loja ekipore

Rabotniçki sot do të jetë nikoqir i FC Shkupit në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”. Në prag të këtij takimi për faqen zyrtare të klubit nga “Parku i Qytetit” ka folur trajneri Ratko Dostaniq.

“Kishim pak më shumë kohë për t’u përgatitur dhe duam të vazhdojmë nga momenti i lojës së mirë kundër Shkendijës në Tetovë. Do të doja që ekipi të zbukurohej me të njëjtin guxim dhe vetëbesim që tregoi kundër Shkendijës edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Shkupit. Ne i dimë cilësitë e rivalit tonë të rradhës, veçanërisht të disa individëve që mund të vendosin një ndeshje me cilësitë që posedojnë, por Rabotnicki vazhdon me stilin e vetë të lojës, atë ekipor, luftarak dhe me shumë vetëbesim në çdo ndeshje. Na pret një ndeshje e rëndë, por besoj se djemtë tanë do të paraqiten mirë dhe do të arrijmë një rezultat pozitiv” – tha trajneri i Rabotniçkit, Ratko Dostaniq.

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe FC Shkupit në program është sot me fillim në ora 13:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Dimitar Meçkarovski nga Shkupi.

Leave a Reply