Perez blije Messin!

Problemet financiare te Barcelona, por edhe ndodhitë e fundit që ndodhën te skuadra “katalunase”, e ku në qendër të vëmendjes ishte edhe vetë Lionel Messi, kanë bërë që të flitet edhe për të ardhmen e argjentinasit, një ndër futbollistëve më të mirë në historinë e skuadrës “katalunase”,

Mançester Siti duket skuadra më e interesuar 33-vjeçarin, mirëpo së fundmi në pistë ka dalë edhe Reali i Madridit, rivali i përbetuar i Barcelonës. Ka qenë vetë legjenda e Argjentinës, portieri tashmë në pension dhe ish trajneri i Atletiko Madridit, Jorge D’Alessandro, i cili i ka dërguar një mesazh numrit një të Realit të Madridit, Florentino Perez: “Blije Messin”.

Në ‘El Chiringuito de Jugones’ Jorge tha se blerja e Messit do të ishte goditja më e madhe në historinë e futbollit dhe ekonomikisht, për shkak të rivalitetit mes Barcelonës dhe Realit, por edhe për shkak të vetë Lionel Messit, me të cilin  Madridi do të ndryshonte edhe më shumë në aspektin ekonomik.

Natyrisht, një gjë e tillë është shumë, shumë vështirë për t’u realizuar, duke e ditur historinë mes dy klubeve, por edhe ajo se çfarë i ka dhënë Barcelona Messit për 20 vjet, vështirë se do të bënte një lëvizje të tillë që në Barcelonë do ta quanin si Luis Figon “Tradhtar”.

 

Leave a Reply