Një tjetër titullar te Interi rezulton pozitiv me “Covid 19”

Një tjetër futbollistë titullarë te Interi ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”. Fjala është për kroatin Marselo Brozoviç, i cili ka rezultuar pozitiv pasi i njëjti i ishte nënshtruar testit për koronavirus.

Brozoviç ishte pjesë e kombëtares kroate, te e cila pozitiv kishte rezultuar Domagoj Vida, ndërsa e gjithë kjo bëri që më pas të gjithë futbollistët e kombëtares kroate të ju nënshtrohen testeve të koronavirusit.

Përgjigjet kanë dalë dhe përveç mesfushorit të Interit, brozoviç, pozitiv ka rezultuar edhe një anëtar i stafit teknik të kombëtares ballkanase.

Brozoviç ka nisur menjëherë karantinën dhe Kroacia duhet të bëjë pa shërbimet e tij për dy takimet kundër Suedisë dhe Portugalisë, të vlefshme për ndeshjet e Ligës “A” në kuadër të grupit 3 të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply