E bujshme, Junajtedi transferon futbollistin shqiptarë!

Mançester Junajtedi sezonin e ri futbollistik e ka nisur mes shumë problemesh. Në verë u kërkua një lojtar krahu dhe në shënjestër ishte Sanço i Borusia Dortmundit, por në fund nuk arriti ta transferojë atë për shkak të çmimit shumë të lartë.

Mediat në Spanjë raportojnë se “Djajtë e Kuq” tashmë kanë kthyer vëmendjene ka ish futbollisti i tyre shqiptarë, Adnan Januzaj.

Talenti shqiptar, që ka zgjedhur kombëtaren e Belgjikës e ka rritur performancën dhe Junajtedi dëshiron ta rikthejë pas shitjes së tij në vitin 2017-të te Real Sociedadi.

25-vjeçari ka shënuar dy gola në 6-të ndeshjet e La Liga-s këtë edicion me ekipin bask, teksa vetëm dy i ka nisur si titullar.

Sipas “Don Balon” drejtuesit e Junajtedit për të rikthyer në “Olld Traford” Adnan Januzajn do të duhet të paguajë 35 milionë euro. Kujtojmë para tre vitesh Junajtedi e kishte shitur atë te Real Sociedadi për një shumë prj 8.5 milionë.

Leave a Reply