E pabesueshme Serhio Ramos humb dy penalti, Spanja nuk fiton, por fiton Gjermania (VIDEO)

Gjermania ka shfrytëzuar barazimin e Spanjës dhe falë fitores ndaj Ukrainës ka dalë në pozitën e parë në grupin 4 të Ligës “A”, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Joakim Lëv shënoi fitore 3:1, edhe përkundër faktit se të parët në këtë ndeshje avansuan ukrainasit me golin e shënuar nga Jaremçuk (12’).

“Pancerët” reaguan shumë shpejtë duke kthyer rezultatin në favor që në pjesën e parë falë golave të Leroj Sane (23’) dhe Timo Verner (33’), me këtë të fundit i cili shënoi edhe një gol tjetër gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 64-të.

Me këtë fitore Gjermania arriti në kuotën e 9 pikëve në grupin 4, duke lënë pas vetes Spanjën, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në transfertën kundër Zvicrës. Fajtor për këtë barazim ishte kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, i cili humbi dy penalti.

Ndryshe Zvicra avansoi me golin e shënuar nga sulmuesi i Atalantas, Freuler në minutën e 23-të, ndërsa “iberikët” i shpëtuan disfatës vetën në çastet e fundit të takimit, kur Moreno i Viljarealit barazoi shifrat në 1:1.

Leave a Reply