Luis Hamilton shpallet kampion bote, barazohet me legjendën Shumaher

Luis Hamilton shpallet kampion bote për të shtatën herë në Formula 1, duke e shkruar emrin e tij me emra të artë në këtë sport.

Britaniku në këtë mënyrë është barazuar me legjendën Mihael Shumaher për numrin e titujve dhe do të ketë mundësinë të vendosë rekordin e ri sezonin e ardhshëm.

Hamilton doli i pari në Çmimin e Madh të Turqisë, duke lënë pas Perez dhe Vettel, që u renditën në podium, teksa TOP10 u mbyll me Leclerc, Sainz, Verstapen, Albon, Norris, Stroll, Riciardo.

Hamilton në shtatë sezonet e fundit është shpallur gjashtë herë kampion bote, ndërsa nga viti 2014-të, vetëm në vitin 2016 britaniku nuk ia doli të merrte kurorën.

Leave a Reply