Igor Angellovskit në dhjetor i skadon kontrata, a do t’ia vazhdojë të njëjtën presidenti Sejdini!?

Igor Angellovski pavarësisht disfatës ndaj Armenisë, ai ka shkruar historinë me përfaqësuesen e Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Përfaqësuesja futbollistike e vendit tonë për herë të parë në historikun e saj arriti që të sigurojë një vend në një europian futbolli.

Megjithatë nuk dihet nëse në Europianin e vitit të ardhshëm përfaqësuesja e vendit tonë do të udhëhiqet nga Angellovski, kontrata e të cilit me Federatën e futbollit në vend skadon në fund të dhjetorit të këtij viti.

Tashmë gjithçka është në duart e numrit një të futbollit në vend, Muhamed Sejdini, i cili do të vendos nëse Angellovski do të mbetet ende pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë dhe historinë e shkruar ta ketë mundësinë edhe ta përjetojë.

Igor Angellovski drejtimin e përfaqësueses së Maqedonisë e morri me 16 tetor të vitit 2015-të, dhe që nga atëherë ai ekipin përfaqësues të vendit e ka udhëhequr në 44 ndeshje.

Leave a Reply