Haxhi Krasniqi me 10 tetor sërish del në ring

Boksieri shqiptarë, Robin Haxhi Krasniqi  me 10 tetor do të ketë meçin e tij të rradhës, njofton “infOSport.mk”. Krasniqi kësaj rradhe do të ketë përballë gjermanin, Dominick Boesel, i cili gjatë karrierës së tij ka vetëm një disfatë nga gjithsej 31 lufta, nga të cilat 12-të i ka fituar me nokaut.

Meçi midis Krasniqit dhe Boesel do të zhvillohet me 10 tetor në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë dhe i njëjti do të jetë i vlefshëm për dy titujt e botës IBO dhe WBA Interim në kategorinë gjysmë të rëndë.

Kujtojmë Krasniqi meçin e tij të fundit e kishte me 22 gusht, kur para kohe mundi çekun,  Stanislav Eschner, duke regjistruar fitoren e 50-të jubilare nga gjithsej 56 lufta në boksin profesionist.

Haxhi Krasniqi rikthehet fuqishëm, mposht para kohe çekun Eschner (VIDEO)

 

Leave a Reply