Ramos megjithatë i mbetet besnik Realit të Madridit!

Serhio Ramos ka një marrëveshje për të vazhduar me Real Madridin edhe për dy vite të tjera, raporton “El Larguero”.

Kontrata aktuale e Ramos skadon në fund të sezonit aktual, ku për shumë ditë është spekuluar mbi të ardhmen e tij, duke u lidhur me shumë skuadra evropiane.

Raportohet se interesimin më të madh për Ramos e kanë shprehur Juventusi dhe Paris Sen Zhermeni, por si duket spanjolli do vazhdojë të jetë pjesë e “Mbretërve” të paktën edhe për dy vite tjera.

Leave a Reply