E bujshme, Eriksen i bashkohet Dortmundit!

Aventura e Kristian Eriksen tek Interi nuk po shkon aspak mirë te Interi, aty ku nuk po i gjenë minutat e tij nga ana e trajnerit Antonio Konte.

Duke pasur parasysh se verën që vjen, pason Kampionati Europian në futboll, Eriksen kërkon minuta për të qenë në formë për Danimarkën e tij.

Largimi është i paevitueshëm nëse situata nuk ndryshon, ndërsa së fundmi në skenë për shërbimet e danezit 28-vjeçar ka dalë skuadra e njohur gjermane e Borusia Dortmund.

Trajneri Favre është gati t’i dhurojë një fanellën e titullarit te ekipi i tij, ndërsa thuhet se drejtuesit e skuadrës nga “Sinjal Iduna Park” do të tentojnë të blejnë atë që në merkaton e janarit, ndaj dhe së shpejti pritet të dalin me ofertën e para zyrtare.

Leave a Reply