Sedat Berisha efikas në Superligën e Kosovës, shënon dy gola për Trepçën 89 (VIDEO)

Mbrojtësi shkupjan, Sedat Berisha ka shënuar dy gola në fitoren 4:2 të skuadrës së tij Trepça 89’ ndaj Besës të luajtur sot në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Berisha fillimisht golin e parë e gjeti në minutën e 3-të, duke shënuar me kokë, pas atij krosimi që erdhi nga rëvënia këndore. Ndërkohë në vijim Trepça rriti epërsinë me dy golat e Darvish, ndërsa shkupjani shënoi edhe njëherë në rrjetën e Besës në minutën e 67-të, kur sërish gjet më së miri në brenda zonë të ekipit kundërshtarë, duke vulosur edhe rezultatin final të takimit 4:2, pasi paraprakisht Besa kishte shënuar përmes Tahirit dhe Da Silvas.

Për Sedat Berishën kto ishin golat e para të shënuara për Trepçën, me të cilën skuadër u bashkua këtë verë. Skuadra e Trepçës pas kësaj fitore renditet e 7 në tabelë me 17 pikë të grumbulluara.

 

Leave a Reply